Egjipt: Prokurori urdhëroi lirimin e ish-presidentit Mubarak

Një prokuror egjiptian të hënën urdhëroi lirimin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, nga burgu për herë të parë që nga viti 2011, bëri të ditur një burimi gjyqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Mubarak, i cili sundoi Egjiptin për tri dekada, u përmbys nga pushteti në vitin 2011, pas një kryengritjeje popullore.

Ai u burgos në prill të vitit 2011 dhe u dërgua në gjyq për disa akuza, duke përfshirë për korrupsion dhe vrasje të revolucionarëve kundër regjimit, por ai u lirua nga akuzat.

Dënimi i tij i vetëm është për rolin e përvetësimit të fondeve shtetërore për dekorimin e rezidencës së tij luksoze familjare.

“Prokurori i Kajros Lindore ka vendosur të lirojë ish-presidentin me kërkesë të avokatit të tij”, bëri të ditur burimi për AA në kushte anonimiteti.

Në vitin 2012, një gjykatë egjiptiane dënoi Mubarakun me burgim të përjetshëm për komplot për vrasjen e dhjetëra demonstruesve gjatë kryengritjes që e përmbysi atë nga pushteti.

Një Gjykatë e Apelit, megjithatë, urdhëroi një rigjykim në vitin 2014 dhe ai u lirua përfundimisht nga akuzat në fillim të këtij muaji.

Share Button