Egjipt, gjendet një pjesë e statujës së vjetër mbi 4.000 vite

Arkeologët egjiptianë kanë gjetur kokën e një statuje druri e cila me siguri i takon mbretëreshës egjiptiane Ankhesenpepi II, sundimi i së cilës lidhet me periudhën para më shumë se 4.000 vitesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria egjiptiane e Mbrojtjes së Antikës njoftoi të mërkurën se artefakti është gjetur në qarkun Saqqari afër piramidës së lashtë në Giza. Ata theksuan se një pjesë e statujës është në gjendje të keqe se doemos duhet të restaurohet.

Besohet se pjesa e gjetur e statujës i takon Ankhesenpepi II, nënës së faraonit Pepi II i dinastisë së gjashtë i cili trashëgoi fronin nga vëllai i tij Merenrea, kur kishte gjashtë vjeç. Ajo sundoi me Egjiptin si regjent në vitin e parë të sundimit të birit të saj.

Arkeologët egjiptianë gjatë këtij muaji në vendin e njëjtë zbuluan pjesën e epërme të obelisks mbretërore, për të cilën mendohet se i takon dinastisë së njëjtë.

Share Button