Egjipt, dënohet me tre vite burg ish-presidenti Mubarak

Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar ish-presidentin Hosni Mubarak me tre vite burg për kryerjen e veprës penale të korrupsionit.

Gjatë seancës së sotme në Kajro, edhe dy djemtë e ish-presidentit, Gamal dhe Alaa, janë dënuar me 4 vjet burg.

Ndaj tyre është shqiptuar dënimi për veprën penale të marrjes së ryshfetit ndërsa të dytë janë dënuar me nga katër vite burgim.

Mubarak ka qenë i akuzuar për shpërdorimin e më shumë se 17 milion dollarëve të buxhetit të shtetit të cilat i kishte përdorur për renovimin e pallatit presidencial.

Mubarak dhe dy djemtë e tij janë të detyruar që të paguajnë edhe një shumë prej 3 milion dollarësh për dëmet e shkaktuara, si dhe ti kthejnë në buxhetin e shtetit më shumë se 17 milionët që i kanë keqpërdorur.

Share Button