Efektet negative të alkoolit te nënat shtatzëne

Rezultatet e hulumtimeve të mëhershme për konsumimin e alkoolit gjatë shtatzënisë janë mjaft të pakompletuara. Disa rezultate kanë sugjeruar që konsumimi i moderuar i alkoolit nuk mund ta dëmtojë fëmijën, ndërsa disa kanë sugjeruar krejt të kundërtën.

Për ta studiuar edhe njëherë këtë tematikë, shkencëtarët nga Universiteti Oxford kanë testuar IQ-në (koeficientin e inteligjencës) te 400 fëmijë. Ata kanë ndjekur frekuencën e konsumimit të alkoolit gjatë shtatzënisë së nënave të tyre.

Fëmijët e nënave, të cilat kanë konsumuar alkool gatë shtatzënisë, kanë pasur rezultate më të dobëta të testit të inteligjencës.

Efekti i alkoolit gjatë shtatzënisë

– Kur femrat shtatzënë konsumojnë alkool ai depërton në gjakun e saj si edhe në gjakun e fëmijës;

-Mëlçia e fëmijës nuk është e zhvilluar dhe nuk mund të shpërbëjë alkoolin siç mundet mëlçia e të rriturve;

-Bebja i nënshtrohet dukshëm më gjatë efektit të alkoolit në krahasim me nënën;

-Kur foshnja e palindur vazhdimisht  është e ekspozuar alkoolit, mund të çojë deri te zhvillimi i sindromës alkoolike të fetusit (dëmtimi i sistemit qendror nervor, ndryshimet fizike, dëmtimet gjatë rritjes).

Shkencëtarët, studimi i të cilëve është publikuar në revistën “PLOS One”, këshillojnë femrat shtatzëna që në tërësi të shmangin alkoolin.

Share Button