Efektet e shëndetshme të specit

Speci është një nga perimet që me kalimin e kohës është parë si një ilaç për gjithçka. Njerëzit e kanë përdorur për largimin e dhimbjeve, por edhe si afrodiziak.

Ndër të tjera është konstatuar se speci ndikon në transferimin e proçeseve kimike në tru, që janë përgjegjës për dhimbjen dhe në këtë mënyrë e zvogëlon atë.

Është i mirë për mënjanimin e dhimbjeve në muskuj, si dhe të atyre që shkaktohen pas artritit dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Përveç kësaj, speci ka efekt pozitiv për vitalitet sepse përshpejton djegien e yndyrave, veçanërisht ato që mblidhen rreth barkut.

Pra, konsumojeni specin sapo të keni dhimbje, apo kur të nisni luftën kundër kilogramëve të tepërt.

Share Button