Edi Rama pritet të qeverisë i vetëm, merr më shumë se 71 deputetë

Nga Amerika e Veriut deri në lindjen e mesme, disa nga mediat ndërkombëtare më prestigjioze në Botë i janë referuar exit pollit, i cili e nxjerr Partinë Socialiste të Edi Ramës fitues të zgjedhjeve me mbi 71 mandate.

Agjensia prestigjioze Reuters, shkruan se Partia Socialiste pritet të fitojë zgjedhjet sipas exit pollit, ndërsa shkrimin e shoqëron një foto të kryeministrit Edi Rama me dy gishta, simbol.
Euronews apo televizioni i Europës siç njihet ndryshe, informon shikuesit e tij se socialistët e Edi Ramës kryesojnë në zgjedhjet e 25 qershorit sipas exit pollit.
Më më shumë se 71 vende të projektuara, Euronews thotë se një maxhorancë e tillë do të mund të conte përpara reformat e premtuara me sytë drejt Integrimit
Exit polli është referencë edhe për gjigandin gjerman Deutche Velle
DW shkruan se PS pritet të fitojë me 45 deri në 49 % të votës kombëtare.
Këto zgjedhje në fakt kanë pasur një vëmëndje të vecantë në median gjermane. Gazetat më të njohura si Sudojce Zaitung dhe rrjeti televiziv ARD i kanë kushtuar vëmendje të vecantë
Al Jazeera një tjetër rrjet gjigand i informacionit në botë citon të dhënat dhe thekson se PS e Ramës synon e vetme shumicën në parlamentin e ri me 140 vende.
Al Jaazera thekson se në dy mandatet e fundit, PS e PD, dy partitë kryesore në Shqipëri nuk kanë arritur shumicën në vend në dy palë zgjedhjet e fundit.
Duke iu referuar exit pollit, mediat italiane theksojnë se synimi për të qeverisur i vetëm ishte një objektiv i shpallur gjatë fushatës elektorale nga Edi Rama.

Share Button