E vërteta rreth gjumit dhe sa duhet të flemë

Pavarësisht frikës se teknologjia mund të jetë “duke ngrënë” gjumin tonë, ne ndoshta dremisim më shumë se kurrë më parë dhe mund ta kemi keqkuptuar se për çfarë është gjumi.

Thuhet se një ndër funksionet e gjumit është të ndihmojë trurin të përmirësojë memorien. Dhe se elefantët nuk harrojnë kurrë. Nëse midis këtyre du fakteve do të kishte ndonjë lidhje, atëherë elefantët duhet të ishin krijesat që flenë më shumë gjumë. Miëpo elefantët, gjitarët me trurin më të madh në tokë, flenë vetëm dy orë çdo natë.

Një tjetër hipotezë rreth gjumit është se teknologjia po na pakëson orët e tij dhe se njerëzit më parë flinin më shumë. Për të zbuluar të vërtetën rreth këtij miti, studiuesi Jerry Siegel zhvilloi një kërkim në Amerikën e Jugut, në Tanzani, Namibi dhe Bolivi, ku jetesa është e ngjashme me atë para zbulimit të elektricitetit. Aty ai zbuloi se vendasit flenë 6 deri 6 orë e gjysmë çdo natë.

Ndërkohë shumica e njerëzve në shoqërinë moderne flenë nga gjashtë deri në tetë ore çdo ditë. Ne gjithashtu flemë në shtretër të rehatshmë, me nënkresa të buta, ndërsa paraardhësit tanë flinin në shtroja të forta, mbi gurë ose dëgë pemësh. Për më tepë rata zgjoheshin sapo dilnin rrezet e para të diellit dhe nuk kishin grila e perde të errëta për të “zgjatur” edhe pak orët e natës.

Por pse flemë?

Sipas shkencëtarit në fjalë, “gjumi është ndoshta një mënyrë për të rritur efikasitetin e sjelljeve tona duke programuar kohën dhe duke pakësuar energjitë që harxhojmë gjatë nperiudhës joproduktive të natës”.

Disa pemë për shembull i rrëzojnë gjethet e tyre në vjeshtë dhe pakësojnë fotosintezën, gjë që mund të mendohet si një gjumë botanik. Arinjtë bien në letargji gjatë dimrit për të shmangur harxhimin e energjive në mënyrë të padobishme në një kohë që nuk ka shumë ushqim.

Gjumi është një mënyrë për të na lejuar të jemi më produktivë gjatë orëve të ditës dhe të shmangim ekspozimin ndaj lodhjes gjatë natës. Ai është prehje e qetësi dhe ripërtëritje e energjive të trupit dhe mendjes. Gjumi përgjatëe orëve të natës është i pazëvendësueshëm me gjumin e ditës. Ai është veçanërisht i dobishëm në orët e mesnatës, ndërsa duhet shmangur gjatë lindjes e perëndimit të diellit, për shkak të rrezatimit të dëmshëm.

Share Button