E rrallë, në Egjipt zbulohen statuja 3.300 vjeçare

Në pjesën lindore të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, janë zbuluar dy statuja të mbretërve të lashtë egjiptian ku njëra nga statujat supozohet se i përket Ramses II, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri egjiptian i Monumenteve Historike Halid Anani, në një deklaratë me shkrim tha se arkeologët egjiptianë dhe gjermanë të cilët kryejnë gërmime në rajonin Ajn esh-Shems që ndodhet në ish-qytetin Evn në lindje të Kajros, pranë tempullit Ramses II kanë gjetur dy statuja mbretërore që i përkasin familjes 19 që kanë drejtuar Egjiptin e lashtë (1292-1190 p.e.s).

Ndërsa kryetari i institucionit egjiptian të Monumenteve Historike, Mahmud Afifi theksoi se njëra prej statujave i përket Mbretit 2 Seti i cili ka qeverisur Egjiptin e lashtë 1200-1194 p.e.s.

Afifi ka vënë në dukje se statujës së Mbretit 2 Seti i është hequr pjesa e spirëme në gjatësi prej 80 centimetrash. Sipas tij, statuja është bërë nga guri gëlqeror dhe se linjat e fytyrës së mbretit janë shumë të qarta.

Ndërsa në lidhje me statujën tjetër që supozohet se i përket Ramses 2 Afifi thotë se ajo është në gjatësi prej 8 metrash nga guri quartzite dhe se është goxha e dëmtuar me kalimin e kohës.

Ministri egjiptian i Monumenteve Historike, Anani, ditën e sotme bashkë me ekipin e përbërë nga arkeologët egjiptianë dhe gjermanë ka kryer inspektime në rajonin e gërmimeve në ish qytetin Evn ku ndodhen statujat në rajonin El-Matarije të Kajros.

Share Button