A e dini se pse anglezët ngasin makinat në krahun e djathtë?

Shumica e shteteve të botës, i kanë makinat e tyre me timonin të pozicionuar në anën e majtë të tyre.

Në Angli, Australi, Japoni dhe disa vende në Afrikës jugore, veturat drejtohen në krahun e majtë, me timonin e vendosur në të djathtë:duke qenë se bëhet fjalë për një pakicë jo të vogël (rreth 30 përqind e drejtuesve të veturave në botë), ekziston një mendim i përbashkët se këto vende e kanë ndryshuar qëllimisht drejtimin për të dalë nga turma.

Megjithatë në realitet, nuk ishte Anglia ajo qe e ndryshoi anën e shoferit, por 70 përqindëshi tjetër i botës!

Zgjedhja për të drejtuar veturën në të majtë, e gjen origjinën e vet në dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencoro/mekanik:që në Mesjetë, ushtarakët kanë qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën (e cila mbahet në anën e majtë) me dorën më të fortë, që është e djathta.

Share Button