A e dini se lakra ju mbron nga viruset?

Lakra është e pasur me vitaminën C, e cila e bën atë perime të përkryer në preventivën ndaj viruseve dhe ftohjes.

Po ashtu, ajo është burim i hekurit, fosforit, magnezit dhe kaliumit. Rekomandohet në ushqimin e personave që kanë probleme me tretjen e ushqimit, pasi është e pasur me celulozë, pastruesin natyral të organizmit.

Një gotë me lëng nga lakra e freskët është bar për lukthin, por edhe për humbjen e kilogramëve të tepërt, pasi përbën acide, të cilat ngadalësojnë shndërrimin e sheqerit dhe karbohidrateve në yndyrë.

Share Button