“E ardhmja e medias digjitale (sfidat dhe përfitimet)”

Radio Kontakt në bashkëpunim me MediaGuru organizojnë seminarin me temë: “E ardhmja e medias digjitale (Sfidat dhe përfitimet)” ne ambjentet e Hotel Tirana International, salla “Onufri” , me datë 28 prill, ora 18:00.

Për herë të parë në Shqipëri organizohet një seminar profesional, me pjesëmarrjen e ekspertit të komunikimit Z. Sanjai Salil, drejtor i MediaGuru, një prej institucioneve më të rëndësishme në fushën e këshillimit dhe trajnimit për veprimtarinë mediatike, me qendër në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky seminar do të orientojë dhe ndihmojë gazetarët e drejtuesit e medieve shqiptare për të kuptuar qartë procesin e digjitalizimit, si dhe do të dritësohen mënyrat për të shfrytëzuar e përfituar prej avantazheve të teknologjisë.

Share Button