Dy tërmete brenda natës në Shqipëri

Gjatë natës në Shqipëri janë rregjistruar dy tërmete.

Instituti i Gjeoshkencave raporton se tërmeti i parë është regjistruar në Qukës, 5 km nga Prrenjasi me magnitude 2.4 dhe në thellësi 3 km.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:42.

Pak pas tij, saktësisht në orën 02:36, një tjetër tërmet është regjistruar në Elbasan.

Sipas specialistëve ai është regjistruar në një thellësi 16 km dhe ka pasur magnitudë 2.5, shkruan albeu.

Share Button