Dy të arrestuar për terrorizëm në Belgjikë

Policia belge ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në Bruksel gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Sipas zyrtarëve të policisë, ndalimet erdhën pas disa operacioneve në pjesë të ndryshme të shtetit belg, të zhvilluara të dielën dhe të hënën.

Gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar veshje ushtarake dhe materiale propagandistike.

Belgjika është në gjendje alarmi që nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, pasi shumë nga atentatorët ishin rezidentë në Belgjikë.

 

Share Button