Dy shqiptarë në parlamentin e Serbisë

Beogradi bëri konsituimin e Parlamentit të ri të Serbisë, pas zgjedhjeve parlamentre të 16 marsit, nga të cilat doli fituese partia e Aleksandër Vuçiçit.

Por ndryshe nga herët e tjera, pmidis 150 deputetëve të parlamentit serb, do të ketë edhe dy deputetë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, ku tri komunat shqiptare do të prezentohen nga Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, nga radhët e PVD-së. Qeveria e Aleksandër Vuçiçit pritet të ketë 15-16 poste por zgjedhja e saj do të bëhet më 27 prill.

Analistët e e Luginës, Prishtina dhe Tirana, bashkë me ndërkombëtarët fitoren e dy deputetëve të Parlamentin e Serbisë e kanë konsideruare si nje hap historik. Partia për Veprim Demokratik (PVD), e cila fitoi dy vende në parlamentin e Serbisë nuk do t’i shmanget çdo bisede dhe oferte për pjesëmarrje në qeverinë e re serbe.

Funksionari i lartë i PVD-së, Riza Halimi në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka shprehur shpresën se, qeveria e ardhshme do të krijojë kushte për zhvillimin ekonomik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe të mundësojë integrimin e përfaqësuesve shqiptarë bashkë me autoritetet lokale dhe rajonale.

“Ne jemi për dialog, respektimi i të drejtave të njeriut dhe avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, zgjidhjen e problemeve ekonomike që siç dihet Lugina e Preshevës viteve të fundit njihet ndër mjediset më të diskriminuara dhe rajonet me të pazhvilluara në Evropë”, tha ndër të tjera deputeti i ri Shaip Kamberi, për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Share Button