Dy shpërthime gjatë një tubimi paqësor në Ankara, 30 të vdekur

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur këtë të shtunë Ankaranë, gjatë zhvillimit të një parade për paqen.

Agjencia e lajmeve “Dogan” raporton se 30 persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimet, të ndodhura pranë stacionit qendror.

Ndërkohë, foto të postuara në rrjetet sociale tregojnë trupa të pajetë në vendin e ngjarjes.

Objektiv i shpërthimeve duket se ka qenë një marshim për paqen, që bënte thirrje për dhënien fund të konfliktit me grupin separatist kurd, PKK.

 

Share Button