Dy klube të gatshme të paguajnë 100 milionë euro për Jan Oblak

Miha Mlakar, agjenti i portierit slloven Jan Oblak (24) deklaroi për mediat spanjolle se ekzistojnë dy klube që janë të interesuara të paguajnë 100 milionë euro, aq sa është klauzola e blerjes në kontratën e Atletico Madridit, raporton Anadolu Agency (AA).

Portieri i ri tregoi formë të shkëlqyeshme në Atletico tashmë dy sezone dhe gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e klubeve të pasura evropiane. Mlakar tha se lista e të interesuarve për shkak të klauzolës së lartë është reduktuar në dy klube.

“Ende është shumë herët për ndonjë marrëveshje, sepse ka shumë ndeshje deri në fund të sezonit, jo vetëm me klubin por edhe me përfaqësuesen. Megjithatë, është e qartë siç kam thënë edhe më herët se ka shumë nga ata që janë të interesuar për portierin më të mirë në botë. Posaçërisht dy klube janë seriozisht të interesuara për Oblak sezonin e ardhshëm”, tha Mlakar.

Agjenti i portierit tha se një nga klubet e interesuara është nga Britania e Madhe ndërsa kalimi në Itali nuk vjen në shprehje.

“Në Itali, vetëm Juventusi është klub i shoqërisë së lartë ndërsa ata e kanë Gianluigi Bufon i cili është në finalen e Ligës së Kampionëve. Nëse më pyesni mua, ai pa problem mund të mbrojë edhe disa vite”, është i sinqertë Mlakar.

Oblak në Atletico erdh në vitin 2014 nga Benfika. Pasi gjysëm viti u përshtat në mjedisin e ri iu dha rasti nga Diego Simeone dhe nuk e hoqi. Sezonin e kaluar ai u shpall portieri më i mirë në La Liga-n e Spanjës, fitoi trofeun Zamora të cilin e ndan gazeta sportive spanjolle “Marca” dhe ka qenë i përfshirë në ekip në sezonin e La Liga-s dhe në Ligën e Kampionëve.

Nëse ndonjë klub paguan klauzolën prej 100 milionë euro, Oblak do të bëhet portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Portieri slloven ka një kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2021.

Share Button