Dy gazetarë rusë arrestohen në Ukrainë

Dy gazetarë rusë, punonjës të televizionit LifeNews, janë arrestuar nga forcat ukrainase gjatë një operacioni antiterrorizëm në lindje të Ukrainës.
Kanali LifeNews, të dielën i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, që të ndihmojë në lirimin e gazetarëve, Oleg Sidyakin dhe Marat Saichenko. Fotot e dy gazetarëve me duar pas shpine dhe të ulur në karrike, janë postuar në faqe të internetit duke përfshirë edhe agjencinë ukrainase të lajmeve Unian. Unian ka raportuar se të dy gazetarët, janë arrestuar së bashku me disa separatistë prorusë në qytetin Kramatorsk.
Unian gjithashtu ka postuar një fotografi të një arme, të sekuestruar nga separatistët. Në Kramatorsk, tashmë prej disa javësh zhvillohen luftime të një intensiteti të ulët në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë.

Share Button