Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit

Breshëri plumbash ndaj makinës së një përgjegjësi të Ujësjellësit të Durrësit.

Ngjarja është shënuar në orën 01:00 pas mesnate, ku makina tip “Land Rover” e Bashkim Gjoniit u qëllua me 10 plumba.

Automjeti është qëlluar pasi Gjoni ka zbritur në afërsi të banesës dhe e ka parkuar automjetin ndersa nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nga hetimet paraprake ngjarja dyshohet të jetë për shkak të detyrës.

Policia nderkaq po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

Share Button