Durrës, ndalohet i dënuari me 20 vjet burg në Itali

Një shtetas shqiptar i dënuar me 20 vjet burg në Itali për vrasje dhe vjedhje në rrethana rënduese është ndaluar nga Policia e Durrësit.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Dorjan Gjoka, banues në Shënvlash të Durrësit. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Astit (Itali) ka lëshuar urdhër-arrest në datën 17.03.2016, për veprat penale “vrasje”dhe “vjedhje në rrethana rënduese”.

Gjoka, në janar të vitit 2015, në Pokapagalia ka kryer tre vjedhje banesash, ndërsa në datën 21.06.2015 ka kryer një grabitje në Polenco me pasojë vdekjen e një shtetaseje italiane.

Share Button