Durrës, grabitet dhe dhunohet biznesmeni

Një grabitje me dhunë dhe armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Manëz të Durrësit.

Policia bën me dije se dy të rinj nën kërcënimin e armës kanë grabitur me dhunë biznesmenin Bledar Meçe 26-vjeç, pronar i një lokali, duke i marre xhiron ditore.

26-vjeçari Meçe është plagosur me mjete të forta nga dy autorët ndërsa është transportuar në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq grabitësit kanë mundur të largohen duke përfituar edhe nga errësira por pas rrethimit të zonës policia ka mundur ti arrestoje dy autoret te cilet jane Izmir Allci, 25-vjeç dhe Romario Shehi, 22-vjeç.

 

Share Button