Durrës: Gjendet një kufomë pranë portit

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes në det, pranë Portit të Durrësit. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi me iniciale P.F. 54 vjeç, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.

Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share Button