Durrës, gjendet i vrarë një 39-vjeçar

Një 39-vjeçar është ekzekutuar më armë zjarri në mjetin e tij në Durrës.

Viktima është shtetasi Arben Hasa, banues në fshatin Karpën të Maminasit.

Viktima është gjetur ne fshatin Manëz ndërsa më herët, policia kishte gjetur të braktisur mjetin e viktimës në fshatin Shkallë.

Në makinën tip BMW me targë AA 938 DR u gjetën njolla gjaku, fishekë e gëzhoja.

Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

 

 

Share Button