Durrës, djali pranon vrasjen e babait

Arben Djaloshi ka pranuar para prokurorit të çështjes se është autori i vrasjes së babait të tij, Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur në 18 mars 2016 në zonën e Manzës, në Durrës.

Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkolizuar dhe keqtrajtonte nënën e tij.

Dy ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan tre anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë e viktimës.

Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime se autori i vrasjes së Miroshit gjendej mes familjarëve, pistë që u forcua nga fakti se gjatë veprimeve hetimore rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes.

 

Share Button