Durrës, 25-vjeçarja plagos me thikë bashkëshortin

Një 25-vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj pasditen e së dielës.

Sipas policisë së Durrësit, në pranga ka rënë Vanesa Aliraj, e cila ka qenë në një piceri bashkë me burrin e saj 27-vjeç, kur e ka goditur një herë me thikë në trup, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.

Ndërkaq 27-vjeçari i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa 25-vjeçarja Vanesa Aliraj është arrestuar nga policia.

Kjo e fundit ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share Button