Drew Barrymore bëhet sërish nënë

Aktorja Drew Barrymore është bërë tashmë nënë e dy fëmijëve. Ajo dhe konsultanti i artit Will Kopelman i dhanë mirëseardhjen të martën vajzës së tyre të dytë.

39-vjeçarja i ka vënë emrin Frankie vajzës së dytë, siç bën të ditur zëdhënësi i saj për revistën ‘People’.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Drew Barrymore dhe Will Kopelman mirëpritën në këtë botë vajzën e tyre të dytë, Frankie Barrymore Kopelman. Olive ka një motër tashmë dhe janë të gjithë të shëndetshëm dhe të gëzuar”-është shprehur zëdhënësi i saj.

Çifti është i martuar që në vitin 2012, dhe në atë kohë Barrymore ishte 6 muajshe shtatzënë.

Share Button