Doris Pack: Kosova është Shqipëri dhe kurrë s’do jetë Serbi

Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian dhe anëtare e partisë CDU është shprehur se para thënia në Kushtetutën e Serbisë, në të cilën precizohet se Kosova është pjesë e territorit të saj, jo vetëm që nuk është në përputhje me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore por përplaset edhe me tendencat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Doris Pack gjatë një interviste thekson se nuk duhet të anashkalohet problemi i përcaktimit të saktë të kufijve të Serbisë dhe numrit të qytetarëve të saj, gjë që është çështje e patejkalueshme për shtetet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Sipas saj ende nuk ka ardhur momenti i hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, por sipas Pack, çështja e heqjes së parathënies do të aktualizohet përsëri në fund të procesit të negociatave me BE dhe autoritetet serbe do të duhet të ballafaqohen me këtë çështje.

‘Në këtë moment, askush nuk do të insistojë në ndryshimin e parathënies, nëse për këtë nuk ekziston gatishmëria. Nuk jam nga ato që sugjeroj që kjo duhet të bëhet menjëherë, por është definitive se kjo duhet bërë kurdo qoftë. Mbetet tek ata që të gjejnë momentin e duhur, sepse kjo është e pashmangshme”, – është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë një shtet, kufijtë e të cilit nuk janë të përcaktuar në mënyrë precize.

“Kjo thjeshtë nuk është e mundur”, – ka thënë Pack.

 

 

Share Button