Doris Pack: Jam e vendosur të luftoj drogën, i mori jetën vajzës time

E ftuar në takimin me Lidhjen Demokratike të Gruas ku ishte i pranishëm dhe kryedemokrati Lulzim Basha,  Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane Doris Pack, analizoi situatën e kanabisit në Shqipëri duke thënë se ky problem duhet të gjejë me patjetër një zgjidhje. Ajo u ka bërë thirrje politikanëve që të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo t’i shtyjnë ata drejt punës me kanabis.

“Sot kam ardhur këtu sepse po flasim për situatën e grave në Shqipëri dhe Evropë dhe ndiej keqardhje për situatën aktuale në Shqipëri. Nëse kanabisi është tema më e diskutuar në këtë vend kjo nuk është gjë e mirë. Unë e di për çfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj ju lutem mundohuni ti mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo t’i shtyjnë drejt punës me kanabis”- u shpreh Pack.

Share Button