Dorëzohet në polici 40-vjeçari që qëlloi me armë në Kombinat

Është vetëdorëzuar në polici, 40-vjeçari Altin Dani i shpallur në kërkim prej mbrëmjes së të shtunës për tentativë vrasje në një pikë bastesh sportive në Kombinat.

Dani mësohet se është dorëzuar në komisariatin numër 2 në kryeqytet pas disa negociatave me blutë.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në rrugën e Qelqit. Burime policore thanë se Dani, është konfliktuar me pronarin e pikës së basteve dhe në gjendje të dehur ka qëlluar në drejtim të objektit.

Fatmirësisht nga të shënat nuk u regjistruan të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pak minuta pas ngjarjes, policia e Tiranës njoftoi gjetjen e një arme kallashnikov që përdori Dani dhe makinën me të cilën u largua.

Altin Dani, është një emër i njohur për Policinë e Tiranës pasi rezulton i përfshirë në disa ngjarje.

 

Share Button