Dorëshkrimet islame prezantohen nga hollandezët në Tunizi

Kryeministri i Hollandës Mark Route mori pjesë dje, në  Kryeqytetin e Tunizisë, në hapjen e një ekspozite të dorëshkrimeve islame. Ekspozita,  ku u prezantuan punime të shkrimeve të dorës islame dhe kaligrafisë arabe në pronësinë e universitetit hollandez Liden, e cila u hap në praninë e ministrit tunizian të kulturës Muhamed Zeinabdin, mbante  titullin: “Arti i shkrimit islam nga grupi Liden… Bukuria në dorëshkrimet lindore”.

Në këtë ekspozitë, e cila do jetë e hapur për vizitorët gjatë gjithë muajit dhjetor, paraqiten vepra të ndryshme islame në dorëshkrim si dhe punime të përzgjedhura të kaligrafisë arabe. Prezantimi i evulimit të kaligrafisë dhe shkrimeve arabe nga mesi i shekullit të tetë e deri në fund të shekullit njëzetë është një nga synimet e ekspozitës, e cila shoqërohet nga referate shkencore nga studiues e pedagogë të njohur të fushës.

Share Button