Dorëshkrimet e Lennon shiten për 2.9 milionë dollarë

Dorëshkrime origjinale dhe vizatime të bëra nga ish këngëtari i “The Beatles”, John Lennon, të bëra enkas për dy libra që ai i ka shkruar në mesin e viteve 60-të, janë shitur për 2.9 milionë dollarë të mërkurën.

Kjo shifër rezultoi dy herë më e madhe se sa vlerësimi paraprak në shtëpinë e ankandeve të Sotheby-s.

Të gjitha 89 pjesët në ankand, pjesë nga libri “In his Own Write” të vitit 1964 dhe librit “A Spaniard in the Works” të vitit 1965 janë blerë nga të interesuarit.

Pjesa më e shtrenjtë që u shit në këtë ankand është “The Singularge Experience of Miss Anne Duffield”, dorëshkrimi i parodisë së Lennonit për Shelrock Holmes që ishte pjesë e librit “A Spaniard in the Works”.

Kjo pjesë u shit për 209 mijë dollarë.

Share Button