Doni të keni dhëmbë të fortë? Ja zgjidhja

Është i ditur fakti se njerëzit tibetianë janë shumë të shëndetshëm dhe të fuqishëm, edhe kur ata plaken. Kjo vlen edhe për dhëmbët e tyre, edhe pse ata nuk kanë mundësi të kujdesen për higjienën e tyre, duke qenë se jetojnë në zona shumë malore. Por, cili është sekreti i tyre? Ata praktikojnë një metodë të vjetër, e cila kërkon vetëm 2 përbërës.

Përbërës:
Ju nevojitet kripë e kuqe himalajane, një gjysmë gote me ujë dhe një furçë dhëmbësh. Zieni ujin dhe më pas lëreni të ftohet. Shtoni një gjysmë luge me kripën himalajane. Përzieni deri sa kripa të shkrijë e gjitha dhe hiqni shkumën e krijuar në sipërfaqe të gotës me ujë.

Përdorimi
Aplikoni pak nga përgatitja në furçën e dhëmbëve dhe pasi të keni mbaruar së pastruari dhëmbët, shpërlani gojën me ujin e ngelur.
Fërkoni dhëmbët me furçë çdo mëngjes, mbrëmje dhe pasi të keni konsumuar vaktet kryesore, për rezultate më të mira. Fillimisht mund të ndiheni paksa në siklet, duke qenë se kripa i bën dhëmbët të jenë më të ndjeshëm por mos u shqetësoni pasi ky është një efekt i përkohshëm.

Ana më e mirë e kësaj paste natyrore është se ka fuqi antibakteriale, e cila shkatërron papastërtitë në gojën tuaj. Vetëm pas shumë pak aplikimeve do të vini re se dhëmbët tuaj do të jenë tërësisht ndryshe.

Share Button