Doni të humbni në peshë?! Një mollë para drekës…

“Konsumimi i një molle para vaktit të drekës, mund të ulë sasinë e kalorive deri në 15%”, është përfundimi në të cilin ka arritur revista Appetite.

Studimi tregoi se ata që hanin një mollë para vaktit merrnin 185 kalori më pak dhe e konvertuar në peshë trupore do të thotë 680 gr më pak në muaj, ose 8.2 kg në vit. Nëse ju hani edhe një mollë para darkës rezultati mund të dyfishohet.

Por të mos keqkuptohemi. Nëse ju mendoni se mund ta zëvendësoni mollën me ndonjë kek molle, mollë të pjekur a diçka të ngjashme, rezultati mund të marrë drejtimin e kundërt.
Pra, hiqni dorë nga dietat e forta, apo pilulat e farmacive, sepse ka mënyra më të natyrshme për të zvogëluar peshën tuaj trupore. Nëse hani nga një mollë para vakteve të ushqimit, ju zvogëloni sasinë e kalorive që do të merrni dhe shifra është e konsiderueshme.
Molla ka pak kalori. Ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.

Share Button