Doni të dobësoheni, ja dieta më efikase

Dieta e ujit është efikase për të rënë në peshë të paktën gjysmë kilogrami në javë.

Në mëngjes
Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Fruta dhe lëngje mund të hani apo të pini sa të doni.

Në kohën e paradrekës
Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe çitro në vjeshtë dhe dimër, pjepri dhe shalqiri në pranverë dhe verë.

Dreka
Një gotë e madhe ujë para buke dhe një gotë çaj pas buke. Menyja përbëhet nga perimet të papërpunuara, në masë sa të dëshironi ju, me uthull, vaj, limon sipas dëshirës. Sallatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Guxoni të hani secilën lloj të sallatave të papërpunuara dhe të konservuara: selino, sallata jeshile, karrota, spec, tranguj, qepë, misër, sojë, domate.

Para darkës
Një gotë e madhe me ujë apo çaj natyral. Një gotë qumësht apo jogurt, apo 30 gramë djathë ose ndonjë frut.

Darka
Pini një gotë ujë para buke dhe një filxhan çaji pas buke, 100 gramë mish (pule apo viçi) ose 150 gramë peshk, apo një vezë me perime dhe pemë.

E rëndësishme: Pini të paktën tetë gota ujë në ditë, ndërsa të ushqyerit duhet të jetë i pasur me gjëra që përmbajnë shumë ujë, siç janë frutat dhe perimet.

Share Button