Doni të dobësoheni? Hani mëngjes

Ky është një rregull që nuk do shumë shkencë, por edhe shkenca e miraton. Nëse vërtet do të dobësohesh, atëherë mëngjesi nuk duhet evituar asnjë ditë.

Sipas studimeve të fundit të kryer në Britani, specialistët e shëndetit kanë arritur në përfundimin se rregulli i artë për të gjithë ata që duan të dobësohen është ngrënia e mëngjesit.

Sipas tyre, ky është vakti që ju mban të ngopur deri në orët e para të pasdites, duke bërë në këtë mënyrë që ta mbani metabolizmin në aksion.

Këshilla e specialistëve është jo vetëm të mos e evitoni mëngjesin, por edha ta konsumoni atë brenda 30-60 minutave të para pasi jeni zgjuar nga gjumi për të përfituar edhe nga potenciali i lartë i djegies së yndyrave.

Share Button