Donald Trump nuk ndalet, fiton sërish në tre shtete

Donald Trump ka fituar në tre shtete të tjera, Miçigan, Misisipi dhe Hauai, në përpjekjet e tij për të qenë kandidati republikan për president të SHBA.

Ndërsa në kampin demokrat, Bernie Sanders ka siguruar një fitore surprizë në Miçigan, ndërsa Hillary Clinton e ka kompensuar humbjen me një fitore në Misisipi.

Nuk ka qenë një natë e mirë për senatorin e Floridas, kandidatin republikan, i cili u radhit i katërti në të dyja garat, si në Michigan ashtu edhe në Misisipi.

“Ishte një mbrëmje e mahnitshme dhe në një jave nuk kisha degjuar kurrë kaq shumë gjëra të tmerrshme për mua. Megjithatë jam shumë i lumtur për këtë pjesmarrje të jashtëzakonshme”, tha Trump, duke shtuar se ai do të jetë Presidenti më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveç Abraham Lincoln.

 

Share Button