Donald Lu: Qeveria t’u japë fonde dhe bashkive të opozitës

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Doland Lu thekson nevojën që qeverisjes vendore t’i jepen paratë dhe pushteti i duhur, për të përmirësuar shërbimet dhe për të vijuar reformat në nivelin vendor.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për qeverisjen vendore, ambasadori Donald Lu tha se qeveria qendrore duhet të investojë drejtpërdrejt tek vendorët, duke mos lënë pa fonde bashkitë e djathta.

“E kemi nxitur kryeministrin dhe Ministrin e Financave që tu japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që nevojitet për të përmirësuar shërbimet dhe për të vazhduar reformat në nivelin vendor. I kemi kërkuar qeverisë qendrore që të investojë drejtpërdrejt tek qeveritë vendore. Bashkitë duhet të kenë edhe burimin e tyre të financimit, përmes tatimit vendor ose ndarjes së taksave me qeverisjen qendrore.”- deklaroi ambasadori amerikan.

Në vijim ai tha se ambasada amerikane do të japë 12.8 milionë dollarë në ndihmë të institucioneve vendore.

 

Share Button