Donacione nga Arabia Saudite për shtresat në nevojë, ja 28 institucione që përfitojnë

Ministrja Olta Xhaçka ka pritur delegacionin e Arabisë Saudite në vizitën e tyre të dytë, me qëllim mbështetjen e të gjitha rrjeteve, si ato publike dhe ato jo publike. Mësohet se në total do të përfitojnë 28 institucione, të cilat ofrojnë shërbime sociale për fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, fëmijë e familje rome dhe egjiptiane, gra të dhunuara e viktima trafikimi.

Kjo mbështetje konsiston në ofrimin konkret të prodhimeve të tyre vendas dhe adresimin e kësaj mbështetjeje në grupet në nevojë, ndërsa delegacioni u zotua se do të vijojë donacionet për Shqipërinë.

Share Button