Domatja dhe lakra, kundër kancerit të gjirit

Një studim i publikuar në ‘Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism’, tregon se femrat të cilat kanë ngrënë domate apo produkte të saj për 10 javë, kanë pasur nivel më të lartë të adiponektinit, hormon që rregullon metabolizmin dhe luan rol kryesor në rregullimin e nivelit të sheqerit.

Ngrënia e domateve nuk lejon shtimin në peshë te njeriu, që do të thotë se rreziku për kancer është më i vogël.

Femrat që janë në mbipeshë kanë një përqindje shumë më të madhe për të fituar kancer në gji, sesa femrat që kanë peshë normale.

Përpos domates, lakërishtja dhe lakra e brokolit mund të ulin rrezikun e kancerit në gji, pasi janë të pasura me sulforafane, që sipas studimeve mund ti gryjnë qelizat e kancerit dhe ti vrasin ato.

Share Button