Dogji 15 hektarë pyje, arrestohet 22-vjeçari

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin masiv në Krrabë ku u dogjën 15 hektarë me pyje.

Policia e ka identifikuar atë me inicialet A.U. Policia dyshon se i riu e ka vendosur qëllimisht zjarrin që nisi një ditë më parë mbi tunelin e Krrabës. Në banesën e tij u gjetën edhe bidonë të lëndëve djegëse.

Share Button