Djegia e mbetjeve në Kamëz, KSHH: Po rrezikohet shëndeti i njerëzve

Pas protestave të banorëve të Kamzës për hedhjen dhe djegien e mbetjeve në vendgrumbullimin pranë lumit Tapizë ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Përmes një deklarate për mediat, ai iu bën thirrje organeve kompetente të ndërhyjnë me urgjencë për të evituar ndotjen e mëtejshme që rrezikon shëndetin e njerëzve.

Ndërkohë që i sugjeron Prokurorisë që me nismën e saj të fillojë ndjekjen penale pasi shkelet Kushtetuta dhe ligji për vetëqeverisjen vendore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se ka verifikuar situatën në terren. Personeli i Ndërmarrjes e Pastrim-Gjelbërimit ka pranuar situatën, ndërsa Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Kamzës, i ka pohuar se një ndotje e tillë e ajrit në afërsi të banesave ndikon negativisht në rrugët e frymëmarrjes së banorëve.

Ministria e Mjedisit, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit nuk ishte në dijeni të situatës, por kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, një ditë më parë pranoi situatën shqetësuese, ndërsa tha se për këtë vendgrumbullim kishte leje nga Ministria e Mjedisit. Çështja, sipas tij, do të zgjidhet me miratimin e planit urbanistik. Ndërsa banorët kishin paralajmëruar një tjetër protestë këtë të martë, por nuk e zhvilluan

Share Button