Djath kaçkavall, sekreti për një zemër të shëndetshme

Një studim i ndërmarrë i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” dhe i realizuar në Universitetin e Kopenhagës ka treguar se djathi kaçkavall, i cili për dhjetëra vite është akuzuar si armik i shëndetit, në fakt mund të konsiderohet si aleati më i mirë i shëndetit kardiovaskular pasi ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë.

Studiuesit analizuan 139 vullnetarë të ndarë në tre grupe. Një grup ka ngrënë rreth 80 gramë në ditë djathë të stazhionuar dhe me yndyrë, pra kaçkavall grupi tjetër ka ngrënë djathë të butë dhe jo të stazhonuar, ndërsa grupi i tretë nuk hëngri asnjë lloji djathi por ka mbajtur një dietë shumë të pasur me karbohidrate, rreth 90 gram në ditë.

Në përfundim të 12 javëve të eksperimentimit, shkencëtarët kanë analizuar nivelet e kolesterolit, të sheqerit, të triglicerideve, të insulinës, madje edhe diametrin e belit të vullnetarëve.

Rezultati tregoi se asnjë nga vullnetarët nuk pati shtim në peshë, rritje të sheqerit apo kolesterolit të keq. Por surpriza ishte se vetëm ata vullnetarë që kishin konsumuar djathë kaçkavall patën rritje të kolesterolit të mirë, përgjegjës për shëndetin e zemrës.

Share Button