Dizajnerit e Ballkanit bashkohen në “New Analogue”

Në konkursin e Rrjetit Ballkanik të dizajnjit që do mbahet me datën 8-12 Qershor në hapësirat e zones Mixer në kuader të festivalit në Beograd, fillimisht kanë konkuruar 140 projekte nga Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Romania, Serbia, Sllovenia Shqipëria dhe Turqia. Për ekspozim në Mixer janë përzgjedhur 69 projekte në mesin e së cilave edhe projekti nga Kosova nga Lorik Sylejmani/Aveny dhe Arber Racaj. Projekti i dizajnuar mbanë titullin Koncept për kollare.

Pas ekspozimit në qershor, do të zgjedhen 15 projektet më të mira të cilat me pastaj do paraqiten në javen e Disenjit në Koln, Stamboll, Vjene,Zagreb, Beograd dhe Shkup. Ne projekt si kryesues i jurisë përzgjedhëse për 15 projektet më të mira do jete disenjatori i njohur i interierit nga kroacia, Konstantin Grqiq.

Në konkursin Young Balkan Designers: Neë Analogue, disenjatoret janë thirrur që të dizajnojnë produkte të cilat rikthejnë vet procesin e punes analoge/prekjes njerëzore në projektim dhe prodhim e lidhur drejtpërdrejtë me materialet, zanatet dhe teknikat që janë në dispozicion me kulturen ballkanike në përgjithesi.

Projekti Koncepti i Kollares është i dizajnuar në atë mënyre që funksioni i sajë primar, ai dekorativ, të zhvendoset në multifunksionalitet duke i’u pershtatë nevojave të përditshmerisë globale.

Tema e projekteve dizajnuese që janë zgjedhur për ekspozim kanë të bejnë me menyrat e eksplorimit shoqëror në Ballkan, regjion i cili si një tërësi mund të aktivizojë vlerat e aseteve të veta kulturore dhe te kontribuojë në debatin global të dehumanizmit si process i shkaktuar nga modelet hiper efektive të prodhimit industrial kapitalist dhe atij dixhital dhe kufizmet që lënë pas dore aspekte të tjera të faktorit njerëzor – personalitetet e njerëzve, përgjigjet e tyre emocionale dhe idealet.

Share Button