“Divjaka”, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Arrestohet personi i katërt i përfshirë në trafikun e drogës që transportohej me avion nga Divjaka.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Kleviol Ahmetaj, nga qyteti i Lushnjës.

Identifikimi i Kleviol Ahmetaj si bashkëpunëtor mësohet është bërë nëpërmjet gjurmëve të gishtave që janë gjetur në pakot e lëndës narkotike të sekuestruar në pyllin e Divjakës.

Deri më tani në pranga janë vënë piloti italian Giorgio Riformato, korrieri Sajmir Bajrami si edhe paketuesi i drogës Aurel Pupa.

Kleviol Ahmetaj rezulton i akuzuar për pedofili, pasi ka përdhunuar një 13-vjeçare në qytetin e Lushnjes në vitin 2008.

Share Button