Dita e parë e punës; Ja si mund ta tregoni veten tuaj

Dita e parë në punën tuaj mund të jetë ndër më të paharrueshmet dhe ndoshta më stresueset në karrierën tuaj. Nëse po punoni për herë të parë , është normale të mos dini se si të veproni. Por mos u shqetësoni, konsiderojeni këtë si një mundësi të re për të përfituar gjëra në të ardhmen. Në këtë mënyrë do të ndërtoni një karrierë të suksesshme. Nuk duhet të shqetësoheni nëse të tjerët kanë dyshime mbi ju dhe punën tuaj, ndaj përpiquni të mos keqkuptoheni me kolegët tuaj. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë një ambient pune dhe se si duhet të silleni në të.

Duhet të jeni të përpiktë dhe të paraqitshëm
Ditën e parë ju duhet të silleni pothuajse si gjatë intervistës, të përpiktë dhe me veshjen e përshtatshme.

Nuk duhet të jeni shumë të hapur
Nëse jeni tip shumë konfidencial do të përpiqeni t’i ndani idetë tuaja haptazi. Mundohuni mos ta bëni këtë sepse do të keni kohë më vonë.

Bëni pyetje
Nëse ju është dhënë një detyrë, bëjeni sa më mirë të jetë e mundur dhe mos kini frikë të bëni pyetje.

Vullnetar
Të gjithë kolegët tuaj do të jenë të zënë duke bërë punën e tyre. Ndonjëherë ju mund të ndiheni të neglizhuar ose të nënvlerësuar. Nuk ka asnjë të keqe për të pyetur për një detyrë ose për të bërë vullnetarisht një detyrë.

Bëhu pjesë e skuadrës
Tani ju jeni pjesë e një skuadre, dhe skuadrat punojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të mbaruar punët. Kjo do të thotë që ju duhet të përpiqeni të zbuloni kulturën e grupit avash-avash.

Veshja
Veshjet e zakonshme në përgjithësi janë normale por në ditën e parë të punës veshje të tilla tregojnë se ju nuk jeni duke i marrë gjërat seriozisht. Ju duhet të dukeni të zgjuar në ditën tuaj të madhe.

Fundi i ditës
Ju keni lënë një përshtypje të mirë. Ju keni qenë pozitivë dhe optimist. Kështu që mos e prishni këtë duke vrapuar për të ikur më parë se gjithë të tjerët.

Dhe së fundi
Ju mund të shikoni se nuk jeni duke buzëqeshur sepse keni frikë apo ndiheni të pasigurtë. Mos u mërzisni. Në ditën e parë ju jeni më shumë një i ftuar. Merrni çdo këshillë që mundeni dhe mos jepni shumë mendime.

Share Button