Disa mënyra për të luftuar pesticidet tek frutat

Janë pjesë e dietës tonë, të pasura me vitamina dhe shumë vlera të tjera ushqyese. Por, duke qenë në kontakt me pesticidet, frutat janë më të ekspozuara ndaj baktereve të ndryshme. Ndaj, për t’u ushqyer shëndetshëm me fruta, ne ju sugjerojmë disa mënyra për larjen e tyre.
Lani frutat që përdorni në konsumin tuaj të përditshëm. Papastërtitë dhe bakteret që gjenden në to mund të shkaktojnë sëmundje duke zhdukur dhe efektet pozitive që ato kanë në shëndet. Larja e tyre me ujë të distiluar është një nga mënyrat më të përhapura për të pastruar lëkurën e frutave.

Ujë me kripë
Lërini frutat dhe perimet tuaja në një enë me ujë dhe dy lugë kripë. Lërini për pesë minuta që tretësira të veprojë.

Ujë i distiluar me uthull
Merrni gjysmë gote ujë me uthull dhe dy gota ujë të distiluar. Bashkojini në një enë të madhe ku më pas do të vendosni frutat dhe lërini për 5-15 minuta. Kështu, do të mund të keni eleminuar pesticidet dhe bakteret.

Solucion i posaçëm për frutat
Spërkatini me këtë solucion të blerë në farmaci duke e lënë të veprojë. Më pas merrni një sfungjer të pastër dhe pastrojini mirë dhe më pas shpërlajini me ujë të rrjedhshëm.

Share Button