Disa mënyra për të luftuar ftohjen

Të rriturit ftohen mesatarisht 2 deri në 4 herë në vit. Ndërsa ditët e ftohta po afrohen dhe temperaturat po ulen, ja disa truke nga specialistët e shëndetit të cilat ju ndihmojnë të luftoni të ftohtin.

1. Flini të paktën 7 orë çdo natë

Njerëzit zakonisht bëjnë më pak orë gjumi sesa duhet. Për të mbajtur larg të ftohtin në këtë periudhë duhet të mbani regjim të rreptë dhe parësore është minimalisht 7 orë gjumë çdo ditë.

2. Antibiotikët nuk janë gjithmonë zgjidhja

Njerëzit mendojnë se antibiotikët janë gjithmonë zgjidhja e problemit. Por, studimet e shumta sugjerojnë që, nëse dhimbja e fytit apo kolla ju ka filluar duhet ta lini të bëjë punën e saj. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se shumica e antibiotikëve nuk e largojnë të ftohtin, por vetëm krijojnë lehtësira momentale.

3. Merrni mjekimin e duhuet brenda 2 ditësh

Mos i neglizhoni vizitat tek mjeku për të marrë mjekimin e duhur. Sa më shpejt ta bëni një gjë të tillë, aq më shumë shanse keni për ta kaluar ftohjen shpejt.

4. Konsumoni ushqime me përmbajtje zinku

Sapo ndjeni simptomat e të ftohtit filloni të konsumoni ushqime me përmbajtje zinku. Një studim në Finlandë ka zbuluar se zinku ju ndihmon të kaloni ftohjen deri në 40 % më shpejt. Ai luan rol të rëndësishëm në imunitetin tuaj dhe ju mban larg viruseve

 

Share Button