Disa mënyra për të luftuar aneminë

Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut dhe shumica e tyre janë rrënjësore për jetesën.

Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.

Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak në vende të ndryshme të trupit.

Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave.

Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.

– Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira. Duke qenë së hekuri është kaq i rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në anemi, lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, pagjumësi, mungesë oreksi, zbehje, etj.

Gjithashtu, çon edhe në rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë probleme në dëgjim, sëmundje kockash, funksionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të vështirë të mësojnë e studiojnë).

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemorragji të rënda menstruale duke sjellë anemi.

Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë është të hamë ushqime të pasura me hekur.

Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.

Lista e perimeve të pasura me hekur:

Perimet jeshile si spinaqi e brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri.

Po ashtu: Fasulet jeshile, rrënjë rrepash e panxhari, bizelet, patatja, majdanozi, asparagu, lakërishtet, shalqini, misri, lakra e kuqe.

Lista e Bishtajoreve të pasura më hekur:

Të gjitha llojet e fasuleve barbunjat / bishtajat, farat e Sojës

Prodhimet shtazore: Mishi i pulës dhe gjeli i detit, mëlçia, sardelet, mishi, mëlçi pule, kosi natyral.

 Frutat e thata: Bajamet (dhe vaji i tyre) Kumbullat dhe kajsitë e thata.

Kjo ishte lista e ushqimeve me përmbajtje të lartë hekuri, por këto ushqime janë gjithashtu të pasura më Vitaminë C, e cila e ndihmon trupin të përvetësojë hekurin.

 

 

Share Button