Disa mënyra për të eliminuar aknet

Aknet janë të sikletshme por ka mënyra trajtimi që funksionojnë më së miri. Ndiqni këto hapa si të shpëtoni nga aknet dhe si të keni një lëkurë të shëndetshme dhe tërheqëse.

Nëse ju keni akne, ju duhet të jeni sa më të ekspozuar ndaj diellit. Dielli mund të thajë lëkurën dhe të eliminojë aknet.

Nëse ju doni të dini se si të shpëtoni nga aknet, ju duhet të pini shumë ujë. Uji është esencial sepse funksionon për pastrimin e lëkurës. Pini 6-8 gota uji çdo ditë. Veç kësaj, uji ju ndihmon në nxjerrjen e lëndëve toksike nga trupi juaj.

Duhet të provoni t’i bëni avull fytyrës suaj. Ziejeni ujin dhe kur fillon të avullojë afroni fytyrën dhe mbajeni për rreth 20 minuta. Nxehtësia do shkaktojë djersitje dhe do t’ju hapen poret dhe fytyra do pastrohet. Ju duhet ta lani fytyrën tuaj kur të mbaroni punw.

Mund të përdorni një pastrues të butë të fytyrës, nëse ju doni të dini si të shpëtoni nga aknet. Nëse ju e lani fytyrën shumë shpesh, gjendja juaj mund të bëhet më keq dhe lëkura juaj mund të irritohet.

Aknet mund t’i eliminoni edhe nëpërmjet ushtrimeve. Ushtrimet do të shtojnë disponimin tuaj dhe zvogëlojnë nivelin e stresit. Gjithashtu ai do të rrisë qarkullimin e gjakut në trupin tuaj dhe në lëkurë.

Mund të përdorni sodë buke për lëkurën ku keni akne. Miksoni pak sodë buke me ujë dhe vendoseni në fytyrë. Ju mund të flini një natë me të dhe gjendja juaj do përmirësohet.

Qëndroni larg ushqimeve që iu shëndoshin dhe merrni ushqime me pak kalori si dhe fruta. Këto do të jenë të shkëlqyera për lëkurën tuaj.

 

Share Button