Disa mënyra për ta ndaluar menjëherë lemzën

Çdo tkurrje e diafragmës ndiqet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, që prodhojnë tinguj të veçantë të njohur si lemza.

Por, çfarë mund të bëni për të parandaluar lemzën, e cila përveçse e bezdisshme, bëhet edhe e dhimbshme ndonjëherë?

Ju njohim me disa mënyra të cilat mund t’ju shpëtojnë nga situatat e pakëndshme që shkakton lemza:

1. Mbani frymën tuaj dhe filloni numërimin deri në 10. Kjo është teknika më e popullarizuar dhe më e lehtë për të parandaluar lemzën.
2. Fryni me shpejtësi një qese prej letre. Kjo rrit sasinë e dioksidit të karbonit në gjak, dhe trupi bëhet i përgjegjshëmme marrjen e tij, duke harruar kështu lemzën.
3. Pini ujë të ftohtë! Pirja ose duke bërë gargare me të, ka të njëjtin efekt në parandalimin e lemzës.
4. Mjaltë ose uthull? Cila është zgjedhja juaj? Merrni një lugë çaji sheqer ose mjaltë dhe vendoseni në anën e poshtme të gjuhës. Të njëjtën gjë mund të bën edhe me një lug çaji uthull.
5. Shmangni ushqimet me erëza. Disa lloj erëzash irritojnë në një masë të konsiderueshme ezofagu dhe stomakun. Ata janë përgjegjëse për rrjedhjen e acidit nga stomaku në ezofag dhe kjo sjell më pas lemzën.
Këto truqe do t’ju ndihmojnë të ndaloni lemzën menjëherë.

Në rast se ajo nuk do të ndalet pas disa orësh, ju ndoshta keni probleme me frymëmarrjen dhe gëlltitjen dhe duhet menjëherë të kërkoni ndihmën mjekësore.

Share Button