Disa fakte për respektimin e grave në Arabinë Saudite

Sa herë që vjen 8 Marsi, përmendet shtypja e grave në Arabinë Saudite, që shihet si vend i prapambetur vetëm për shkak se është epiqendra e Islamit. Mirëpo disa të dhëna tregojnë krejt të kundërtën, madje gratë në Arabinë Saudite kanë nivel më të lartë jetese  se gratë në SHBA.

Ja disa fakte mbi të drejtat e grave në Arabinë Saudite:
1. Janë pronare të një sasie të madhe të pasurisë së vendit. Në vitin 2002, pasuria e llogaritur e femrave në Arabinë Saudite ishte 185 miliard $, dmth 40% e pasurisë së Arabisë Saudite është në duart e grave.

2. Marrin pjesë me 20% përqind në parlamentin e vendit, më shumë se në SHBA. 30 nga 150 anëtarët e Këshillit Shura janë gra,20%, ndërsa në SHBA vetëm 19.4 % , 105 janë gra nga 541 reprezentuesit e tjerë.

3. Numri i studenteve femra e tejkalon atë të meshkujve, ku femrat përbëjnë 52%. Kjo është një statistik e vitit 2015, ku tregon se femrat janë ata që studiojnë më shumë në Arabinë Saudite. Me qindra gra të tjera janë të shpërndara në botë për të kërkuar tituj më të lartë akademik që nga bachelor e deri në PhD.

4. 30 % e grave janë pronare të biznesit në vend. Ka ngritje të lartë të numrit të bizneseve që po hapin gratë në Arabinë Saudite, ku mosha më e re kur fillojnë biznese është në moshën 19 vjeçare.

5. Gratë në Arabinë Saudite nuk janë të frikësuar për të luftuar për të drejtat e tyre. Gratë në Arabinë Saudite nuk frikësohen të shprehin pakënaqësitë e ndryshme për gjërat që i shqetësojnë, nëpërmjet protestave apo medias. /KohaIslame.com/

Share Button